Pas disfatës tronditëse ndaj kampionit aktual në Premierë Ligë, “Redsat” janë përgjigjur me fitore duke mposhtur Arsenalin e shqiptarëve.
Liverpool ka mposhtur sërish skuadrën e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit në takimin e xhiros së 27 në Premierë Ligë pas befasisë në fillim të sezonit në ‘Emirates Stadium’ [3:0], shkruan portali arbresh.info. Ndeshja e zhvilluar këtë herë në ‘Anfiled’ ka përfunduar me rezultat 3 me 1.
Roberto Firmino (9′), Sadio Mane (40′) dhe Gerginio Wijnaldrum (91′) shënuan për skuadrën e trajneri Jurgen Klopp, ndërsa për “Topçinjtë” shënoi vetëm Danny Welbeck (57′).
Pas kësaj ndeshje, Liverpool qëndron në pozitën e tretë në Premierë Ligë me 52 pikë, dy më shumë se Arsenali në pozitën e pestë./arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...