Liverpooli thuhet se ka kontaktuar me agjentë pasi tre menaxherë të Premier League kanë dalë si kandidatë për të zëvendësuar gjermanin Jurgen Klopp.
Të premten në mëngjes, Klopp tronditi botën e futbollit duke njoftuar se do të largohej nga Liverpool në fund të sezonit 23/24.
Që nga njoftimi tronditës, trajneri i Bayer Leverkusenit dhe ish-mesfushori i Reds, Xabi Alonso është aktualisht favoriti i basteve për të zëvendësuar Kloppin.
Procesi për gjetjen e pasuesit të Klopp tani ka marrë tjetër drejtim dhe sipas The Athletic, klubi nga Anfield tashmë ka filluar të bëjë kontakte me agjentët.
Përveç Alonsos, trajneri i Brentfordit, Thomas Frank thuhet se admirohet nga hierarkia e Liverpoolit.
Përveç kësaj, trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi dhe menaxheri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou mund të jenë gjithashtu në listën e kandidatëve të mundshëm.
Larg Ligës Premier, trajneri aktual i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, gjithashtu është lidhur me lëvizjen në Anfield pas Euro 2024.
Megjithatë, Klopp ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së zëvendësuesit të tij. /Telegrafi/
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...