Chelsea e viziton “Anfieldin” sot me synim për t’i prishur punë Liverpoolit në ndjekje të titullin në Premierligë.
Skuadra e Jurgen Kloppit do të kërkojë ta harrojë rrëshqitjen famëkeqe të kapitenit të atëhershëm, Steven Gerrard, që praktikisht ia humbi titullin Liverpoolit më 2014, dhe ta tejkalojë pengesën e kaltër këtë herë, shkruan Gazeta Express.
Të kuqtë, që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm edhe matematikisht, kanë grumbulluar 82 pikë, një më pak se Man City që po fiton 0-1 ndaj Crystal Palace.
Pesë javë para përfundimit të kampionatit, një fitore ndaj Chelseat do të nënkuptonte shumë për Liverpoolin që do të rrëmbente kreun nëse fiton City, dhe presioni do të binte mbi kampionin në fuqi për të fituar ndeshjen e mbetura.
Ndërkohë, Xherdan Shaqiri, kosovari që e përfaqëson Zvicrën, është sërish në stol dhe me gjasë nuk do të aktivizohet fare as ketë herë, siç nuk është aktivizuar në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.
Për Chelsean, janë lënë në stol Kovacic, Barkley, Pedro e Higuain, kurse starton i riu, Hudson-Odoi.
Takimi do të zhvillohet në “Anfield” me fillim në orën 17:30.
Liverpool:


Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...