Ndeshja e fundit e Liverpooli para pushimit dimëror do të zhvillohet sot në orën 16:00 në Anfield, ku djemtë e Liverpoolit do ta presin skuadrën e Southamptonit për ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës.
Skuadra e Jurgen Kloppit e vazhdoi ecurinë e mirë drejt titullit të kampionit me fitoren me rezultat 2:0 kundër West Ham Unitedit në ndeshjen e zhvilluar në mesjavë, mirëpo tani do të përballet me një Southampton që është në formë të mirë, transmeton Gazeta Express.
Liverpooli e ka epërsinë prej 19 pikëve në krye të tabelës së Premierligës pas 24 xhirove të zhvilluara të këtij sezoni. Numri 19 simbolizon edhe numrin e klubeve angleze që i kanë mposhtur këtë sezon dhe numrin e titujve të kampionit të Anglisë që synojnë t’i kenë pas këtij sezoni.
Ecuria e ndeshjeve pa disfatë e Liverpooli tani ka arritur në 41 ndeshje të zhvilluara dhe nëse Liverpooli arrin t’i shmanget humbjen kundër Southamptonit, klubi do ta barazonte rekordin e Nottinghamit të vendosur në vitin 1978, ndërsa do t’i mbeteshin vetëm edhe ekipi i Arsenalit në vitin 2004 në librat e historisë së futbollit anglez për më së shumti ndeshje të zhvilluara radhazi pa humbje në shtëpi në Premierligë.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...