
LONDON, ENGLAND - OCTOBER 27: (THE SUN OUT, THE SUN ON SUNDAY OUT) Arne Slot head coach of Liverpool with Mohamed Salah of Liverpool at the end of the Premier League match between Arsenal FC and Liverpool FC at Emirates Stadium on October 27, 2024 in London, England. (Photo by Andrew Powell/Liverpool FC via Getty Images)
Liverpooli mund të bëjë një lëvizje befasuese nga afati kalimtar i dimrit, duke rikthyer në Anfield, Harvey Elliott, i cili aktualisht është i huazuar te Aston Villa.
Lajmi vjen në një moment kur Reds po vuajnë nga forma nën drejtimin e Arne Slot, ndërsa situata komplikohet edhe më tej pas deklaratës publike të Mohamed Salah, i cili tha se nuk ka marrëdhënie me trajnerin dhe se klubi po përpiqet ta fajësojë për rezultatet e dobëta, shkruan TEAMtalk.
Aston Villa i jep fund huazimit
Liverpooli e kishte dërguar Elliott në huazim te Aston Villa këtë verë, me një klauzolë për blerjen e përhershme në rast se ai bënte dhjetë paraqitje. Megjithatë, Elliott ka luajtur vetëm pesë ndeshje, dhe trajneri i Aston Villës, Unai Emery, ka konfirmuar se klubi po kërkon një zgjidhje për largimin e tij dhe se nuk ka “asnjë shans” për një marrëveshje të përhershme.
Për shkak të rregullave të FIFA-s, Elliott nuk mund të luajë për një klub të tretë këtë sezon, pasi ka luajtur tashmë për Liverpoolin dhe Aston Villan. Si pasojë, të dy klubet kanë nisur negociatat për një rikthim të hershëm në Anfield në janar, në vend të verës siç ishte planifikuar fillimisht.
Mundësi për Elliott pas largimit të Salah
Një nga arsyet kryesore për huazimin e Elliott ishte kërkesa për më shumë minuta loje, të cilat nuk mund t’i merrte për shkak të konkurrencës me Mohamed Salahun dhe yjet e tjerë të sulmit të Liverpoolit.
Me largimin e mundshëm të Salah në janar, kjo hap një mundësi ideale për Elliott.
Duke u rikthyer, ai do të ketë shansin të luftojë për një vend në ekipin që e njeh shumë mirë, para se të kërkojë një mundësi afatgjatë për karrierën e tij në verë.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...