Mediat angleze raportojnë se Antoine Semenyo pritet të jetë përforcimi i parë i Liverpoolit në merkaton dimërore.
Sulmuesi i Bournemouth shihet si zëvendësuesi ideal i Mohamed Salah, me egjiptianin që do të mungojë për disa ndeshje për shkak të angazhimit të tij në Kupën e Afrikës.
28-vjeçari po kalon një sezon të shkëlqyer, duke realizuar 8 gola me Bournemouth, çka ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore të Premier League, përfshirë Liverpoolin dhe Manchester Cityn.
Megjithatë, “The Reds” duken më të avantazhuarit për shërbimet e tij. Klauzola e vendosur nga Bournemouth është 75 milionë euro, shifër që Liverpooli raportohet se është i gatshëm ta paguajë në janar.
Semenyo nuk shihet vetëm si një zgjidhje afatshkurtër për mungesën e Salah gjatë Kupës së Afrikës, por edhe si një alternativë afatgjatë, pasi pritet që egjiptiani të largohet në fund të këtij sezoni.
28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale dhe me z...
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Do t...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...