Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i interesuar për të sjell anësorin e Romas, Mohamed Salah, në ‘Anfield’ me përfundimin e sezonit 2016/17.
Salah iu bashkua Romas në formë huazimi nga Chelsea në fillim të edicionit 2015/16 para se të arrijë marrëveshje permanente sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi egjiptian shënoi 17 herë brenda 38 paraqitje për klubin e tij italian këtë sezon dhe sipas një raporti nga ‘Daily Mail’, Klopp ka identifikuar 24-vjeçarin si një shënjestër kryesore për këtë verë.
Salah ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim në Liverpool derisa Brendan Rodgers ishte në detyrë, por “Redsat” humbën betejën ndaj rivalit në Premierë Ligë, Chelseat, në garën për sulmuesin e talentuar.
Ish anësori i Baselit ka shënuar gjithashtu 29 herë brenda 52 paraqitje për skuadrën kombëtare të Egjiptit./arbresh.info
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein