Me një performancë të jashtëzakonshme, Liverpooli i ka shkaktuar humbjen e parë Manchester Cityt këtë edicion në Premierligë.
Skuadra e Jurgen Klopp, ka bërë që të mos vërehet aspak mungesa e Philippe Coutinhos të transferuar në Barcelonë, për ta mposhtur 4:3 në ‘Anfield Road’ Manchester Cityn, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të.
Chamberlain në minutën e 9’ i dha epërsinë e parë Liverpoolit. Në minutën e 40’, mysafirët barazuan përmes Sane.
Pjesa e dytë ishte e Liverpoolit, që brenda nëntë minuta shënoi tre gola të bukur.
Firmino në minutën e 59’, Mane në minutën e 61’ dhe Salah në minutën e 68’, shënuan për këtë fitore të madhe të Liverpoolit.
City ia doli që në vazhdim të rihap ndeshjen, kur shënoi përmes Silvas dhe Gundogan, për 4:3.
City edhe pas kësaj humbje mbetet liderë në Premierligë me 62 pikë, ndërsa Liverpooli tani barazohet me Manchester Unitedin dhe Chelsean, me nga 47 pikë.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...