Liverpooli e ka siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve pas triumfit minimal prej 1-0 kundër Napolit.
Marek Hamsik pati rastin më të mirë në fillim të ndeshjes, ndërkohë që Sadio Manes iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 34, Mohamed Salah pranoi një top të mirë në zonë nga James Milner dhe lëvizi për mrekulli duke krijuar hapësirë dhe duke i dërguar në ekstazë tifozët në Anfield.
Salah pati një tjetër rast në gjysmën e dytë, ndërsa një mundësi shënimi e pati edhe Milner. Derisa Piotr Zielinski dhe Jose Callejon rrezikuan për mysafirët, Sadio Mane pati një tjetër shans për vendasit.
Rastet nuk munguan edhe në minutat e mbetura të takimit, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë.
Me këtë fitore, Liverpooli barazohet me pikë me Napolin, porse falë më shumë golave të shënuar, kualifikohet në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve nga vendi i dytë në Grupin C.
Skuadra italiane do ta vazhdojë garën evropiane në ligën e dytë për nga rëndësia, në Europa League.
Nga vendi i parë në këtë grup u kualifikua Paris Saint-Germaini me 11-të pikë të arkëtuara pas triumfit 4-1 ndaj Crvena Zvezdas.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës