Trajneri i Swanseas, Carlos Carvalhal, ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Liverpoolit se klubi nga Anfield është konsideruar prej tij si Formula 1.
Liverpooli është një klub që mposhtë liderin dhe në takimin tjetër humbet ndaj skuadrave që luftojnë për mbijetesë.
Gjiganti anglez ka shokuar tifozët e vet duke humbur si mysafirë i Swansea me rezultat minimal 1 me 0.
Trajneri brazilian, Carvalhal ka krahasuar Liverpooli si një makinë e Formula 1 por nëse vendoset në trafikun e Londrës, ajo do të ngecë.
“Unë u kërkova falje për këtë lojë. Kam thënë se Liverpooli është vërtet top ekip dhe është ekip i fortë, pra ata janë si një Formula 1, e kur një Formula 1 e vendosni në trafikun e Londrës në ora 16:00, atëherë nuk do të ecë shpejtë”.
“Kjo është ajo që ne është dashur të bëjmë ndaj Liverpoolit, ta bëjmë të luajë një lojë që nuk pëlqen”, theksoi portugezi për Sky Sports.
“Ne patëm mundësinë për të shënuar një gol. Nuk ishte loja që ne dëshironim të bënim, por kushtet ishin të tilla dhe na nevojitej një fitore”.
“Unë tentoj t’u japë vetëbesim lojtarëve, ne organizohemi, besojmë shumë, por në fund mund edhe të mos i fitojmë ndeshjet”, tha Carvalhal.
Vlen të theksojmë se Swansea edhe pas kësaj fitore vazhdon të renditet në fundin e tabelës së Premierligës, me 20 pikë të grumbulluara. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit