Liverpooli ka bërë një punë të madhe për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve.
Skuadra nga ‘Anfield Road’, ka arritur ta fitojë me rezultat të thellë 0-4 ndeshjen e rëndësishme ndaj West Hamit në udhëtim.
Kjo fitore ia lehtëson Liverpoolit punën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
I rikthyer Sturridge dhe Coutinho, me një paraqitje të jashtëzakonshme patën dorë në fitoren e Liverpoolit.
Sturridge shënoi për 0-1 në minutën e 35-të, për të ardhur pastaj radha e Coutinhos, që realizoi dy herë dy gola të bukur, në minutat 57-të dhe 62-të.
Për të vulosur gjithçka, u përkujdes Origi në minutën e 76-të.
Tani skuadrës së Jurgen Klopp, i nevojitet fitore në ndeshjen e fundit ndaj Middlesbriugh në ‘Anfield Road’, skuadër kjo që ka rënë një ligë më poshtë.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë