Liverpooli e nxjerr Firminon në shtije

09:31 | 29 Shtator 2022
KRG

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli pas shtatë viteve qëndrim në Anfield.

Sulmuesi brazilian iu bashkua gjigantëve anglez në verën e vitit 2015 nga Hoffenheim për 41 milionë euro dhe që nga ajo kohë ka qënë një futbollist shumë i rëndësishëm.

Por vitin e fundit braziliani ka humbur vendin e titullarit dhe tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds.

Gjiganti anglez i ka ofruar rinovimin, por Firmino e ka refuzuar atë pasi dëshiron një aventurë të re.

30-vjeçari është nxjerr në shitje nga The Reds pasi duan të fitojnë diçka nga largimi i tij në janar, pasi në verë do ta humbasin falas.

Reprezentuesi brazilian ka tre opsione për ta vazhduar karrierën e tij, në Spanjë, në Itali apo një rikthim në Gjermani.

Barcelona e sheh atë si zëvendësuesin adekuat të Memphis Depayt nëse holandezi largohet gjatë janarit.

Skuadra më e interesuar për brazilianin mbetet Juventusi, por bardhezinjtë nuk duan të paguajnë për të në janar dhe e duan falas në verë.

Nuk përjashtohet mundësia që autori i tre golave dhe tre asistimeve këtë sezon të rikthehet në janar në Gjermani.

Gjithnjë sipas tabloidit anglez The Sun, Dortmund është gati të shpenzojë 10 milionë euro për brazilianin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale