Bastvënësi Paddy Power beson se Liverpooli do të finalizoj transferimin tronditës të Xherdan Shaqirit këtë verë.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës ka një klauzolë të blerjes prej 12 milionë funta në kontratën e tij te Stoke City dhe tani ajo mund të aktivizohet pse dëbimit të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Shaqiri ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga ‘Potters’ dhe trajneri i Southamptonit, Mark Hughes, personi që e solli atë në Angli, është duke u përpjekur për të transferuar atë në St Mary’s.
Tottenhami është i interesuar gjithashtu, por Paddy Power beson se ai do të përfundoi në Anfield dhe ka parashikuar mundësitë e tij për transferim në 5/6.
“Liverpooli është në pozitë të mirë për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin dhe siç duket kjo ka ndodhur prej inspirimit nga fituesi i Ligës së Kampionëve – Real Madridi”, ka thënë bastvënësi irlandez.
“Derisa spanjollët janë duke u udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, Jurgen Klopp duhet të ketë shënjestruar Shaqirin sepse ai është si një lojtar që lufton – në gjatësi të paktën”
“Anësori i vogël ka një klauzolë edhe më të vogël në kontratën e tij dhe ne tani presim që ai të përfundoj në Merseyside”
Shaqiri ka shënuar tetë gola brenda 36 paraqitjeve në Premierë Ligë sezonin e kaluar./arbresh.info/
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney