Dy klubet e mëdha angleze, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë në kërkim të sulmuesit të talentuar të Lille, Nicolas Pepe.
Pepe ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Lille duke bërë një sezon mbresëlënës dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të përfundoj e dyta në Ligue 1.
Paraqitjet e tij të mira me 21 gola në 36 paraqitje kanë bërë që klubet e mëdha evropiane të vihen pas tij.
Sipas mediumit britanik The Sun, dy rivalët e urryer, Liverpooli dhe Unitedi janë shumë të interesuar për transferimin e Pepes.
Megjithatë, ky medium shton se klubet e mëdha angleze nuk janë të vetmet skuadra të interesuara, pasi edhe Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të etur për të nënshkruar me lojtarin.
Pepe thuhet se vlerësohet me një çmim prej 70 milionë euro, por ky vlerësim thuhet se nuk përbën problem për dy klubet e mëdha angleze.
Arsenali gjithashtu ishte i interesuar për nënshkrimin e yllit të Bregut të Fildishtë, por duket se është tërhequr nga gara pasi ka mësuar çmimin. /Telegrafi/
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...