Liverpooli nuk ka arritur të shënoj fitore ndaj Manchester Unitedit, në derbin e Anglisë, në kuadër të xhiros së 17-të në Premier League.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, shkruan Arbresh.info.
Përkundër dominimit total që pati Liverpooli nuk arriti të gjente golin e fitores.
“The Reds” patën gjithsej 34 tentime për gol por asnjë nuk u konkretizua duke bërë kështu që të humbin dy pikë të mëdha e që në fund i kushtuan edhe me humbjen e kreut të tabelës.
Ndërkohë në minutat shtesë të ndeshjes Diogo Dalot u ndëshkua me dy karton të verdhë dhe u përjashtua, si shkak të protestave të mëdha në drejtim të gjyqtarit kryesor.
Pas këtij barazimi Liverpooli është në vendin e dytë me 38 pikë, kurse United i shtati me dhjetë pikë më pak.
Liverpool edhe javën tjetër e pret një derbi i madh në “Anfield” ku do të kenë përballë liderin Arsenal./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve