Klubi anglez, Liverpooli po lidhet me një ribashkim befasues me ish-sulmuesin e tyre, Luis Suarez, i cili tani po bën karrierë te Atletico Madridi.
Reds thuhet se janë në kërkim të një golashënuesi të dëshmuar dhe ish-ylli i tyre, Suarez duket i aftë për të plotësuar atë rol.
Sipas mediumit të njohur Fichajes, Liverpooli është vendosur të bëjë një ofertë për Suarezin te Atletico, transmeton telegrafi.
Më herët në karrierën e tij, Suarez shënoi 69 gola në Ligën Premier në vetëm katër sezone me Reds.
Nëse Mohamed Salah do të largohej nga Reds apo edhe Firmino, uruguaiani do të ishte zëvendësimi i madh.
34-vjeçari ka mbetur efektiv në këtë sezon, duke shënuar 19 herë në La Liga dhe duke mbetur njëri nga sulmuesit më në formë në botë.
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?