Liverpool ka kontaktuar zyrtarisht klubin e Newcastle për të shprehur interesin ndaj sulmuesit suedez, Alexander Isak, duke planifikuar të paraqesë një ofertë rekord prej 120 milionë paundësh.
Sipas ekspertit tw transerimeve, Fabrizio Romano, klubi i “The Reds” është gati të thyejë rekordin e transferimeve për ta sjellë Isak në “Anfield”, nëse Newcastle tregon gatishmëri për ta shitur, shkruan Arbresh.info.
Nga ana tjetër, Newcastle nuk ka pasur ndërmend ta shesë sulmuesin dhe po planifikon t’i ofrojë një kontratë të re lojtarit 24-vjeçar.
Vendimi final mbetet në dorë të klubit të Newcastles. Mbetet për t’u parë nëse Newcastle do të hapë derën për largimin e një prej yjeve më të mëdhenj të Premier League.
Kujtojmë se dje Newcastle ka bërë ofertë tek Frankfurti për Hugo Ekitiken që ta bashkoj me Isakun në krye të sulmit./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...