Liverpool është duke shikuar me kujdes situatën e sulmuesit të Lyonit, Memphis Depay, kontrata e të cilit skadon në verë.
Holandezi ka realizuar 14 gola dhe dhuruar nëntë asistime këtë edicion dhe flitet për kalimin e mundshëm te Barcelona, përcjellë lajmi.net.
Sidoqoftë, Barcelona ka bërë prioritet disa sulmues të tjerë si Erling Haaland nga Dortmund ose Sergio Aguero nga City dhe sipas Marca, Liverpool dëshiron të marrë avantazhin nga kjo situatë.
Thuhet se Depay do konsiderojë çdo ofertë që pranon, edhe pse preferon Barcelonën.
Liverpool kërkon qendërsulmues të ri, por janë në dijeni që nuk munden të nënshkruajnë me Mbappe apo Haaland, andaj Depay është në ‘radarin’ e tyre.
Mbetet të shihet se cilës skuadër Depay do vendos t’i bashkohet në verë.
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...