Legjenda e Liverpool, Jamie Carragher ka kritikuar mesfushën e klubit në ndeshjen kundër Ateltico Madrid.
Liverpool u mposhtë në “Wanda Metripolitano” me rezultat minimal 1 – 0 në kuadër të 1/16 e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Carragher beson se skuadra e Diego Simeone me plot meritë e fitoj ndeshjen ndërsa “Reds” duhet të transferojnë disa mesfushorë.

“Ishte ndeshje e vështirë për Liverpool. E dinim si Atletico do luajë, Jurgen Klopp e dinte”.
“Liverpool nuk arriti të krijojë asgjë, nuk kanë kreativitet në mesfushë. Kjo gjithmonë ka qenë problem”.
“Atletico u mbrojt mirë dhe gjëja më e rëndësishme që ndeshja nuk përfundoi me rezultat 2 – 0. Liverpool mund të vazhdoj tutje. Atletico e meritoi, kishin shanse të mira, por Liverpool do luajë shumë më mirë në Anfield”, deklaroi ai.
Liverpool do e pret në “Anfield” skuadrën madrilene me 11 mars./arbresh.info.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër