Klubi anglez Liverpool ka shprehur interesim për sulmuesin e Wolves Adama Traore.
Sipas ‘Insider’, Liverpool ka filluar kontaktet e para me drejtuesit e Wolves në lidhje me një transferim të mundshëm të Traores.
Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp është në kërkim të një sulmuesi të gjithanshëm që mund të luajë në të dy krahët dhe në qendër, dhe e sheh sulmuesin spanjoll si opsion ideal.
Spanjolli ka kontratë me Wolverhampton deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet gjatë verës për një ofertë rreth 30 milionë euro.
25-vjeçari, sezonin e kaluar me ekipin e tij zhvilloi 41 paraqitje në të gjitha garat duke realizuar tre gola dhe tre asistime. /Lajmi.net/
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...