Liverpool ka marrë një lajm aspak të mirë pas kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
‘The Reds’ që kanë kaluar tutje nga faza e grupeve pasi kanë mundur 1:0 Napolin në ‘Anfield Road’.
Por, Liverpool nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Virgil van Dijk, për ndeshjen e parë në fazën tjetër.
Mbrojtësi holandez do të mungojë shkaku i kartonëve të verdhë.
27 vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë pas dhjetë minutave lojë, pas një ndërhyrje të ashpër në Dries Mertes.
Liverpool në fazën tjetër ka kaluar nga vendi i dytë, dhe në short mund të shortohet me skuadra si Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Barcelona.
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit