Liverpool ka shtyrë festën për kualifikim në Ligën e Kampionëve pasi që sonte është mposhtur në Anfield Road nga skuadra italiane, Atalanta. Kjo fitore i ka jep mundësi Atalantas që të ëndërroi për kualifikim për fazën tjetër dhe këtë mund ta arrin në ndeshjen e fundit direkte me Ajaxin
Liverpool e kishte mundësinë që ta kryente sot kualifikimin në Ligën e Kampionëve por këtë nuk e ka arritur pasi që është mposhtur nga Atalanta.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, me skuadrën e Liverpool që kërkonte më shumë golin e parë. Por, kjo pjesë kaloi në qetësi, madje për 45 minuta nuk pati asnjë karton të verdhë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Atalantas u zgjua dhe kërkonte golin e epërsisë.
Këtë do ta arrinte me anë të Ilicic i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 60-të.
Atalanta do t’i jepte fund këtij takimi me golin që shënon Gosens në minutën e 64-të.
Me këtë humbje Liverpool mbetet më vetëm 9 pikë por është lider në Grupin D të Ligës së Kampioneve. Javën e ardhshme Liverpool pret Ajaxin që sonte mundi Midtjylland me rezultat 3-1.
Gjërat ende janë të paqarta në Grupin D.
Liverpool duhet që të fitojë kundër Ajaxit në ndeshjen e ardhshme në mënyrë që në ndeshjen e fundit kundër Midtjylland të konfirmohet si lider i grupit.
Në anën tjetër për pozitën e dytë duket se do të këtë një luftë të ashpër në mes të Atalantas dhe Ajaxit. Të dyja skuadrat kanë nga 7 pikë. Në rast se Ajax humbet nga Liverpool dhe Atalanta fiton kundër Midtjylland, atëherë do të ishte ndeshja në xhiron e fundit e këtyre dy skuadrave që do të luhet në Amsterdam do të përcaktonte kalimin në 1/8 e finales se Ligës së Kampioneve. /GazetaExpress/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...