Liverpool është informuar për kushtet dhe statusin aktual të Rodrygos tek Reali

17:53 | 22 Korrik 2025
D.H

Liverpooli po ndjek me vëmendje situatën e Rodrygo Goes, yllit brazilian të Real Madridit, pasi ai shihet si një nga kandidatët potencialë për të zëvendësuar Luis Díaz, nëse kolumbiani largohet nga “Anfield”.

Sipas raportimeve të fundit nga eksperti i transferimeve, Florian Plettenberg, Liverpool është informuar për kushtet dhe statusin aktual të Rodrygos, duke përfshirë edhe aspektet financiare dhe kontratën e tij me “Los Blancos”, shkruan Arbresh.info.

Nga ana tjetër, Real Madrid është i hapur për ta shitur sulmuesin 24-vjeçar, nëse në tryezë mbërrin një ofertë e kënaqshme.

Edhe vetë lojtari është i vetëdijshëm për këtë mundësi, ndërkohë që menaxherët e tij po eksplorojnë tregun për opsione të reja. Megjithatë, marrëveshja nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi bëhet fjalë për një paketë shumë të shtrenjtë.

Rodrygo aktualisht raportohet të ketë një pagë që arrin deri në 10 milionë euro neto në vit, çka përbën një sfidë për çdo klub të interesuar, përfshirë Liverpoolin.

E ardhmja e Luis Díaz është ende e pasigurt.

Ai është lidhur me një kalim të mundshëm në Barcelona dhe Bayern Munich gjatë kësaj vere.

Në rast largimi, Liverpool pritet të reagojë menjëherë në treg, dhe Rodrygo është në krye të listës së dëshirave të tyre.

Liverpooli deri më tani ka transferuar Frimpongun, Ëirtzin, Kekrezin, si dhe mungon vetëm zyrtarizimi i Hugo Ekitikes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm