Gara e dytë më prestigjoze në Evropë në nivel klubesh po fillon edicionin e ri gjatë ditës së sotme.
Pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, Liverpooli kthehet për të luajtur në Europa Ligë pas disa vjetëve, raporton Arbresh.info.
“The Reds” sot nisin kampanjën ndaj skuadrës austriake, Lask Linz.
Kjo sfidë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në Raiffeisen Arena të Linzit.
Të përzgjedhurit e Kloppit hyjnë në këtë sfidë pas disa ndeshjeve mjaftë të mira në Premier League, ku kanë arritur të fitojnë katër nga pesë lojërat e para dhe gjenden në vendin e tretë, me vetëm dy pikë më pak se vendi i parë.
Formë të mirë po kalojnë edhe austriakët në kampionatin austriak të cilët gjenden në pozitën e tretë me 14 pikë të grumbulluara.
Liverpooli në këtë ndeshje nuk mund të llogaritë në mbrojtësin e krahtu të djathë Trent Alexander Arnold, i cili ka pësuar një lëndim dhe nuk është i gatshëm të luaj.
Këto dy skuadra gjenden në grupin E, së bashku me Royal Unionin dhe Toulouse./Arbresh.info/
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde, i kërkonin ...
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman
Haxhiu falënderon Japoninë për mbështetjen ndaj Kosovës
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik