Moises Cacicedo është njëri nga mesfushorët e rinj më të mirë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Mesfushori defensivë aktivizohet me Brighton dhe është bërë objektivi kryesor i top skuadrave angleze.
The Mirror ka raportuar se Graham Potter e dëshiron ekuadorianin në Stamford Bridges qysh në afatin kalimtar të janarit.
Por për të arritur te Caicedo, Chelsea duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha si Liverpool dhe Manchester United.
Me të mësuar për interesimin e top klubeve për Caicedon, Brighton po mendon ta bind yllin e tyre të ri të vazhdoj kontratën dhe janë gati ta bëjnë lojtarin e dytë më të paguar në klub me pagë prej dy milionë funteve në sezon.
Brighton ka shpenzuar pesë milionë euro për afrimin e lojtarit, derisa tani vlera e tij sipas mediave në Ishull ka shkuar mbi 30 milionë.
20-vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje këtë sezon duke shënuar edhe një gol për skuadrën bardhekaltër.
Gjithsesi lojtari është gati për ta bërë një hap të madh në karrierë, por mbetet të shihet nëse Brighton do të heq lehtë dorë nga ai. /Telegrafi/
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu