Finalja e Superkupës mes Liverpoolit dhe Chelseas ka shkuar në vazhdime.
Koha e rregullt e finales së UEFA Superkupës mes dy gjigantëve anglez në Stamboll të Turqisë ka përfunduar me rezultat 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
“Blutë” zhbllokuan shifrat duke shënuar me anë të sulmusit francez Oliver Giroud derisa po zhvillohej minuta e 36′ e ndeshjes, ku Christian Pulisic “theu” mbrojtjen e “Redsave” me një super asistim të cilin e finalizoi bukur ish futbollisti i Arsenalit.
Sidoqoftë, Liverpooli barazoi gjithçka qysh në fillim të pjesës së dytë.
Pas inkuadrimit të Roberto Firminos në fushë, skuadra e Jurgen Klopp gjeti rrjetën duke barazuar gjithçka.
Ishte pikërisht Firmino që asistoi te Sadio Mane që pas dy përpjekjeve dërgoi topin në rrjetën e Kepas.
Rastet nuk munguan tutje, por 90 minuta lojë përfunduan me rezultat 1 me 1.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë finale./arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...