Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner është rikthyer në radarin e Real Madridit.
Pas disfatës tronditëse në UEFA Superkupë ndaj Atleticos këtë javë, presidenti Florentino Perez është rikthyer në merkato me qëllimin për të nënshkruar me një sulmues të ri, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton ‘AS’, Perez është i gatshëm të shpenzoj të holla të mëdha, por jo edhe çmimet e çmendura të vendosura këtë verë nga klubet në Premierë Ligë.
Werner, kapiteni i Interit – Mauro Icardi dhe ylli i Valencias – Rodrigo Morena janë të gjithë duke u konsideruar nga ‘Los Blancos derisa kanë mbetur vetëm edhe dy javë para mbylljes së merkatos së transferimeve.
Për trajnerin e ri të Real Madridit, Julen Lopeteguin, sulmuesi me të cilin duhet nënshkruar është Rodrigo, pasi ka punuar me të si trajner i Spanjës.
Valencia kërkon 80 milionë euro për shitjen e tij këtë muaj./arbresh.info/
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...