Liria ka arritur të shënoj fitore të vështirë ndaj Besës së Pejës me rezultat 3-1 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 14-të në Ligën e Parë.
Pas fitores, njëri prej futbollistëve kryesor të Lirsië, Liridon Fetahaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku e ka bërë një dedikim special për këtë fitore, shkruan Arbresh.info.
Ai fitoren ia dedikoi Arpagjik’ve dhe tifozit Arber Marashi i cili është arrestuar nga autoritetet malazeze pas një incidenti të enjten mbrëma.
‘Gjik’t’ kanë fshirë një grafit të tifozëve ‘Delije’ të Crvena Zvezdes, dhe mbi të kanë shkruar simbolet e tyre, vitin e Lidhjes së Prizrenit si dhe UÇK.
Për këtë ata kanë hasur në problem me policinë malazeze, ku pas disa orëve autobusi i tyre është liruar dhe me përcjellje të autoriteteve ka vazhduar rrugën drejt Kosovës, pasi po ktheheshin nga udhëtimi në Itali, ku ishin në përkrahje të KB Bashkimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...