Liria ka filluar të konsolidojë skuadrën për edicionin e ri 2025/26.
Fillimisht prizrenasit kanë zyrtarizuar trajnerin e njohur nga Shqipëria, i cili ka pasur karrierë edhe në Kosovë, Klodian Duron, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Duro si futbollist ka pasur një karreirë të jashtëzakonshme në Shqipëri, Gjermani, Austri, Turqi e Qipro.
Ai gjithashtu ka qenë përfaqësues i kombëtares shqiptare për disa vite.
Ndërsa si trajner ka punuar me shumë skuadra të njohura shqiptare si Kukësi, Feronikeli e Gjilanit.
Me Duron në krye synimi kryesor i Lirisë së Prizrenit është rikthimi në elitën e futbollit kosovar./Arbresh.info
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...