Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
Malishevës është rikthyer te fitorja pasi mposhti Feronikelit ’74 me rezultat 4:1, shkruan Arbresh.info.
Ilir Mustafa, Prekazi, Ndjigi, Oshafi gjetën golin për Malishevën, kurse te Feronikeli ’74, Berisha e gjeti golin e vetë.
Me këtë fitore, Malisheva ka nëntë pikë, gjashtë më shumë se Feronikeli ’74 që regjistroi humbjen e tretë këtë edicion.
Fitore sot shënoi edhe Liria që e mposhti 2:1 Fushë Kosovën në shtëpi.
Zenunaj shënoi dy herë për Lirinë, derisa golin e vetëm për Fushë Kosovën e shënoi Ivkic.
Prizrenasit tani kanë pesë pikë në vendin e pestë, kurse Fushë Kosova është e fundit pa pikë të grumbulluara./Arbresh.info/
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...