Liria nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë nga dueli në shtëpi ndaj Drenicës që përfundoi me rezultat 1-1.
Skuadra preizrenase pati nevojë të madhe për pikë ndaj kundërshtarit që u cilësua si jo i vështirë për t’i rrëmbyer ato në “Përparim Thaçi”.
Ishte Fatih Karahoda ai që shënoi golin hapës të takimit pas 24 minutash lojë.
Shpejt erdhi reagimi i Drenicës që shënoi për 1-1 me anë të Pasomës (31′).
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Liria bëri shumë presion në kërkim të golit dhe kishte raste, por nuk ja doli të shënonte golin e fitores.
Me këtë barazim Liria ka 24 pikë, tri më pak se Ballkani dhe Flamurtari që përballen drejtpërdrejt në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...