Liria ka publikuar një deklaratë zyrtare për t’u përgjigjur reagimeve të KF Vëllaznimi dhe akterëve të tjerë sportivë pas incidenteve që ndodhën gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet dy skuadrave.
Në komunikatën e tyre, Liria ngre disa pyetje dhe thekson qëndrimin e saj kundër dhunës dhe për drejtësi të barabartë.
Në deklaratë, Liria pyet: “Ku ishte reagimi i Vëllaznimit pas ngjarjeve në Malishevë gjatë ndeshjes së parë mes dy klubeve? Pse nuk dënuat aktet e dhunës kur tifozët dhe lojtarët e tyre sulmuan stafin tonë? Pse nuk i cilësuan si ‘kriminelë’, ashtu siç po bëjnë sot?”.
Klubi prizrenas thekson se nuk ka pasur asnjë qëllim apo tendencë për sulm ndaj klubit kundërshtar, por se incidentet janë rezultat i tensioneve të shumta midis dy tifozërive, duke filluar nga ngjarja në Malishevë e deri te ndeshja e fundit në stadiumin “Përparim Thaçi”.
Liria e dënon çdo akt dhune dhe kërkon drejtësi të barabartë për të gjithë.
“Ne nuk mund të pranojmë standarde të dyfishta kur flasim për ndëshkimin e akteve të dhunshme. Presim që të gjithë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të trajtohen me të njëjtën drejtësi, pa dallim”, shkruhet në komunikatën e Lirisë.
Ndeshja u mbyll 1-0 në të mirë të prizrenasve, duke e bërë edhe më interesant garën në Ligën e Parë.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...