Marcello Lippi beson se Juventusi është skuadra më e mirë në Evropë, derisa Barcelona ka vetëm një sulm të mirë dhe asgjë më shumë.
“Juve di mirë si t ‘i bëjë gjërat që i bën dhe i bën më mirë se kushdo tjetër. Barcelona ka një sulm shumë të mirë dhe asgjë tjetër, Juve luan si një njësi”.
“Ata mbrohen në perfeksion, janë kompaktë, kujdesen në çdo fazë me përvojë dhe sulmojnë me cilësinë që nuk e kanë pasur më herët. Të mos harrojmë se kanë një portier fantastik”.
“Ky mund të jetë viti që, sipas meje, Juve mund të fitojë gjithçka: Scudetton, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë”, ka deklaruar Lippi për El Pais.
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...
Ivica Daçiq në gjendje të rëndë shëndetësore, raportohet se ...
Digjet një makinë gjatë natës në Pogradec
Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë