Marcello Lippi beson se Interit i mungojnë lojtarë kampionë për të luftuar për titullin e kampionit në Serie A.
Interi ishte skuadër e pamposhtur në katër muajt e parë të sezonit, derisa u mposht 3-1 nga Udinese dhe që prej atëherë nuk e ka fituar asnjërën prej tetë ndeshjeve të radhës duke e rrezikuar edhe pjesëmarrjen në Ligë të Kampionëve, transmeton Express.
“E kuptoj palumturinë e tifozëve. Madje edhe ky sezon, pas një fillimi fantastik, është shuar, humbur”, ka thënë trajneri i Kombëtares së Kinës, Marcello Lippi.
Ai ka insistuar se Mauro Icardi e kryen 90 për qind të punës në Inter në mungesë të lojtarëve të mëdhenj.
“Të jemi të sinqertë, përveç Icardit, i cili i shënon 90 për qind të golave, Interi ka lojtarë të mirë por jo të jashtëzakonshëm”, ka shtuar ai. /Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...