Kanë kaluar disa muaj që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona. Megjithatë, klubi spanjoll vazhdon të jetë i lidhur me sulmuesin argjentinas nga ana financiare.
Sipas “AS”, Barcelona ende shet artikuj që lidhen me Messin në dyqanet e saj. Për shembull, shiriti i një kapiteni të nënshkruar u shit për 643,5 euro, për një fanellë e sezonit 2020-21 e nënshkruar nga Messi u shit për 1,170 euro, madje edhe një fanellë e nënshkruar nga Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe Messi me kosto 2.950 euro.
Dyqani zyrtar i Barcelonës gjithashtu vazhdon të përdorë imazhin e Messit në lidhje me atë të legjendave të tjerë, i tillë është rasti i një fanelle nga sezoni 2013-14 e nënshkruar nga ylli argjentinas, Xavi dhe Iniesta. Në këtë rast, çmimi i veshjes shkon deri në 2950 euro.
Messi u largua verën e kaluar pasi Barcelona nuk mundi të përballonte kontratën e tij nën kufirin e pagave të LaLigës. Si rezultat, ata duhej të ndaheshin me legjendën e klubit të tyre.
Sidoqoftë, argjentinasi ende ‘vazhdon të luajë’ për Barçën dhe duke ndihmuar ish-skuadrën e tij të gjenerojë të ardhura ekstrasportive falë shfrytëzimit të imazhit të tij./Arbresh.info
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...