Shkëlqimi i tij në ndeshjen ndaj Alaves i siguroi atij një tjetër rekord në ligë.
Lionel Messi ka arritur një tjetër rekord. Pas fitores 2 me 0 në vikendin e kaluar ndaj Betisit, sulmuesi përfundimisht ka gjetur rrjetën, por jo një herë, argjentinasi shënoi dy herë në fitoren 2 me 0 ndaj Alaves në Mendizorrotza, transmeton portali arbresh.info.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë kundër skuadrës së Basques dhe Messi tani ka kaluar shifrën prej 350 golave në ligë dhe aktualisht ka në përgjithësi 351.
Bartësi i fanellës me numër 10 te Barcelona shënoi dy herë pasi humbi një penalti ndaj portierit të Alaves, Pachecos, i cili befasoi me pritjen e tij. Goli i parë erdhi në minutën e 55′ pas një topi nga Alba, ndërsa i dyti erdhi dhjetë minuta më vonë pas një asistimi nga Paco Alcacer.
Falë golit të tij kundër Alaves, ylli i Barcelonës tani ka shënuar në 14 ndeshjeve në ligë, shifër me të cilën asnjë lojtar aktual nuk mund të matet./arbresh.info/
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...