Ylli i Barcelonës, Lionel Messi mund të rrezikojë të dënohet sepse nuk u shfaq në testet për koronavirus.
Argjentinasi kërkon largimin nga “Camp Nou”, ndërsa top klubet evropiane si Manchester City, PSG, Juventus dhe Inter Milan janë të interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Messi e sheh fajtor presidentin Jose Maria Bartomeu për vitet e fundit, ngase ka bërë blerje të mëdha si Antoine Griezmann, Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho të cilët nuk e kanë gjetur formën.

Sidoqoftë, sipas Sport, Messi mund të dënohet, ngase nuk u shfaq për testimet.
Barcelona do e konsiderojë dënimin shkaku që lojtari nuk është treguar i disiplinuar dhe do t’i duhet të paguajë një pagesë mjaftë të madhe./arbresh.info
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit