Lionel Messi ka guxim të ndal edhe stërvitjet te Barcelona kur sheh diçka interesante.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë e bëri këtë kur topi kaloi ndërmjet këmbëve të Jordi Albas gjatë seancës së sotme (e enjte) stërvitore, transmeton portali arbresh.info.
Ousmane Dembele ishte lojtari që ia futi topin ndërmjet këmbëve mbrojtësit duke argëtuar kështu Lionel Messin dhe bashkëlojtarët e tjerë të pranishëm.
Lojtari i transferuar për 105 milionë euro dështoi për të pasur ndikim te klubi katalunas në fushë në sezonin e tij debutues për shkak të lëndimit, por francezi ka shfaqur një pjesë të vogël të talentit të tij kur “turpëroi” në stërvitje bashkëlojtarin e tij.
Padyshim që duartrokitja nga Lionel Messi do të jetë një motiv shtesë për 20-vjeçarin që është duke luftuar për të siguruar një pozitë startuese në skuadrën e Ernesto Valverdes./arbresh.info/
Shikoni këtë moment në videon më poshtë:
https://twitter.com/FCBarcelona/status/966710699320684544
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos