Lionel Messi insiston se raporti i tij me bashkëlojtarin e ri Antoine Griezmann është solid.
Francezi kishte ngjallur shqetësime tek tifozët e Barcelonës me komentet e tij së fundmi, transmeton portali arbresh.info.
Griezmann kishte sugjeruar se nuk posedon një raport të natyrshëm me superyllin argjentinas.
“Ai nuk është dikush që flet shumë dhe as unë nuk jam”, shpjegoi fillimisht ai. “Është një gjë e vështirë. Unë tashmë i kam dhënë atij pak mate (qaj) dhe ne jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”
“Por, ai ka qenë i lënduar dhe është vështirë për të krijuar ndonjë raport apo për të përmirësuar këtë”
Duke folur pas fitores 2 me 1 të Barcelonës ndaj Interit mbrëmjen e kaluar, Messi pretendoi se dinamika është duke u përmirësuar.
“Ne nuk kemi ndonjë problem [me Griezmann]”, ka thënë ai.
“Pak nga pak raporti jonë është duke u rritur. Ekziston një raport i mirë me të gjithë, ne jemi të bashkuar”
Barcelona nuk e ka nisur sezonin në formë të mirë, por tani ka siguruar tri fitore radhazi brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër