Lionel Messit i është dhënë një pritje heroi në rrethana familjare pas arritjes së tij në Barcelonë me skuadrën e Argjentinës.
Disa tifozë ishin mbledhur për të parë Messin dhe bashkëlojtart e tij pas largimit të tyre nga aeroporti El Prat në qytetin katalunas së bashku me trajnerin e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Tifozët mbanin telefonat e tyre lartë dhe përshëndeten lojtarët në autobus ku Messi është fotografuar duke shikuar në dritare.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka shpërndarë gjithashtu një foto të tij në rrjetin social Instagram me mbishkrimin: “Ne tashmë jemi në shtëpi”.
Skuadra e Sampaolit do të qëndrojë në Barcelonë deri më 8 qershor për të kryer përgatitjet e fundit para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi./arbresh.info/

Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos