Lionel Messi thotë se ai e admiron mënyrën e trajnerit Zinedine Zidanes për largim nga Real Madridi javën e kaluar.
Zidane u largua nga klubi madrilen vetëm një javë pas triumfit të tyre në Ligë të Kampionëve duke mposhtur në finalen në Kiev skuadrën e Liverpoolit me rezultat 3 me 1, transmeton portali arbresh.info.
“Askush nuk e priste këtë. Ishte një befasi e madhe, por ai do të ketë arsyet e tij”, i ka thënë Messi gazetës ‘Mundo Deportivo’.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është mirë të largohesh në mënyrë se si ai u largua pas një kohe gjatë të cilës ka fituar thuajse gjithçka. Askush nuk mund të thotë diçka kundër tij”
Lionel Messi aktualisht është duke u përgatitur në kampin stërvitor të Barcelonës me skuadrën e Argjentinës./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...