Tifozët e Barcelonës mund të marrin frymë më lirë për shkak se Lionel Messi nuk ka ndonjë dëmtim serioz në hundë.
Argjentinasi iu nënshtrua testeve mjekësore pasditen e sotme (e enjte) në kampin stërvitor të Barcelonës dhe është hedhur poshtë mundësia se e ka thyer hundën, transmeton portali arbresh.info.
Messi do të jetë në dispozicion për skuadrën e Ernesto Valverdes në ndeshjen e së shtunës kundër Huescas në El Alcoraz.
Incidenti bëri që Messi të mbetet i shtrirë në fushë me hundë të gjakosur pas një përplasje me qendërmbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling.
Valverde mund të ndodhë që të pushojë kapitenin e Barcelonës së bashku me lojtarët e tjerë të rëndësishëm para takimit kthyes javën tjetër kundër United në Camp Nou./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër