Ylli i Barcelonës, Lionel Messi do të dëshironte që klubi i tij të nënshkruaj me dyshen e Tottenhamit, Christian Eriksen dhe Dele Alli.
Alli realizoi dy herë, ndërsa Eriksen shënoi golin e tretë në fitoren e “Spursve” 3 me 1 ndaj Real Madridit mbrëmjen e kaluar në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbesh.info.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, superylli Lionel Messi ishte impresionuar nga performancat e dyshes së Tottenhamit.
Ata pretendojnë që reprezentuesi argjentinas beson që lojtarët do të ishin të mirëseardhur në Camp Nou duke marrë parasysh mesfushën e plakur të klubit.
Andres Iniesta është larg formës së tij më të mirë, ndërsa Sergio Busquets mbush 30 vite më 30 korrik – dhe Messi mendon që dyshja e re e “Spursve” mund t’i ndihmojnë Barcelonës të fitojnë tituj me boshllëk./arbresh.info/
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...