Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se ka mësuar që bashkëlojtari i tij te skuadra kombëtare e Argjentinës, Mauro Icardi, do t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës.
Mauro Icardi ka shijuar një sezon impresiv deri tani te Interi duke realizuar 18 gola brenda 24 paraqitjeve, transmeton portali arbresh.info. Kjo formë e kthyer atë në një top shënjestër te Real Madridi dhe Florentino Perez dëshiron të marrë atë në skuadrën e tij.

Raportet në Spanjë kanë sugjeruar që Icardi ka tejkaluar testin mjekësor këtë muaj, por trajneri Zidane Zidane ka qenë kundër marrëveshjes.
Sidoqoftë, raportet e fundit thonë se Re.al Madridi do të nënshkruaj me 24-vjeçarin gjatë verës dhe Messi tashmë ka mësuar rreth gjithë kësaj
Sipas ‘Diario Gol’, Messi ka folur me trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli, rreth të ardhmes së Icardit dhe pas kësaj i ka treguar shokëve të ngushtë se “Florenino Perez ka nënshkruar me të” duke iu referuar yllit të Interit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...