Lionel Messi thuhet se i ka dërguar një mesazh jashtë kamerave Cristiano Ronaldos kur shënoi në Stamford Bridge të martën.
Ylli i Barcelonës shënoi golin e barazimit kundër Chelseat në Ligë të Kampionëve duke i siguruar skuadrës së tij barazimin me rezultat 1 me 1, shkruan portali arbresh.info. Willian realizoi golin e epërsisë për “Blutë”, por Messi shfrytëzoi gabimin e Andreas Christensen në pasim gjatë pjesës së dytë duke shënuar golin e barazimit.
Menjëherë pasi ndodhi përpjekja e dështuar nga Christensen para Andres Iniesta, mjeshtri i mesfushës shfrytëzoi atë dhe krijoi menjëherë një asistim për të duke festuar më pas në formë të pazakonshme. Barra që nuk kishte shënuar në nëntë ndeshjet e fundit kundër Chelseas tashmë i është hequr dhe lehtësi ishte i qartë.

Por, 30-vjeçari duket se i ka dërguar një mesazh të qartë rivalit të tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldos. Të paktën është beson gazeta spanjolle ‘Diario Gol’, e cila thotë se Messi ka lënë të kuptohet me këtë se është i gatshëm për të luftuar në mënyrë që t’i siguroj klubit katalunas trofeun evropian këtë sezon, shkruan portali arbresh.info.
Ronaldo shënoi dy herë kundër Paris Saint Germain në ndeshjen e javës së kaluar në kuadër të xhiros së 1/16-së. Por, Messi tani i ka dhënë skuadrës së tij një shans të artë për të siguruar një pozitë në çerekfinale.

Gazeta e lartpërmendur shton që Messi dëshiron të vërtetoj që është ende më i mirë se Ronaldo dhe nuk ekziston ndonjë fazë tjetër më e mirë për të shfaqur atë se në Ligë të Kampionëve.
Reprezentuesi argjentinas nuk ka frikë gjithashtu të përballet me Eden Hazardin apo Neymarin./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...