Dy futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë festuar Vitin e Ri në stile të ndryshme.
Ronaldo, i freskët pasi barazoi rekordin nga Messi duke fituar Topin e Artë për të pestën herë, ka pozuar në vendlindjen e tij Madeira me 15 trofetë individual që ka siguruar gjatë karrierës së tij të madhështore, transmeton portali arbresh.info.


Messi, i cili konsiderohet të jetë më modest në krahasim me dyshen, ka dhënë një buzëqeshje të mbrehtë me gruan e tij Antonella Ruccuzzon, e cila prit të ketë fëmijën e tretë.
Sipas trajneri të Barcelonës, Messi është ende lojtari më i mirë në planet.
Messi ka shënuar 22 herë brenda 29 paraqitjeve që ka bërë për klubin dhe vendin e tij këtë sezon. Goli i fundit nga 30-vjeçari erdhi në fitoren 3 me 0 kundër Real Madridit të Ronaldos në Santiago Bernabeu para Krishtlindjeve.
“Messi është lojtari më i mirë në të gjithë planetin”, ka thënë Valverde për ‘Barcelona TV‘. “Ai bënë diçka të jashtëzakonshme çdo herë që prek topin. Ne jemi jashtëzakonisht me fat që kemi atë në klubin tonë”
53-vjeçari ka lavdëruar gjithashtu reprezentuesin argjentinas për besimin ndaj Barcelonës./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...