Me 37 gola, Lionel Messi ka fituar Këpucën e Artë në ligat e mëdha evropiane të futbollit për sezonin 2016/2017.
Argjentinasi e fitoi këtë çmim për herë të katër radhazi duke e barazuar Cristiano Ronaldon.
Edin Dzeko ishte lojtari i fundit që mund t’ia merrte këtë çmim, por boshnjaku i duheshin 10 gola ndaj Genoas gje që ishte e pamundur.
Dzeko shënoi, por vetëm një herë dhe kështu i dha mundësinë Messit të fitojë këtë çmimin individual.
29-vjeçari me dy golat ndaj Eibarit në vikendin e La Lgias mblodhi 74 pikë të mjaftueshme për të fituar Këpucën e Artë, pasi një gol vlen dy pikë.
Sulmuesi i Sporting Lisbonës, Bas Dost, shënoi het-trik në takimin final ndaj Chaves dhe kështu përfundoi sezonin me 34 gola në Ligën Premier të Portugalisë, 68 të përkthyera në pikë.
Ylli i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, me 31 gola në Bundesliga, ishte një tjetër kandidat, por si gjithmonë pas Messit.
Messi këtë cmim e ka fituar në vitet 2010, 2012 dhe 2013, ndërsa më poshtë keni tabelën:
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit