Fatkeqësitë e tërmeteve në Turqi dhe Siri janë shqetësuese për të gjithë botën dhe kjo bashkuar edhe një herë shumë persona të fuqishëm financiarisht për të ndihmuar.
Lionel Messi është në mesin e atyre personave që janë aktivizuar menjëherë për të ndihmuar, me argjentinasin që duke miliona euro për zonat e prekura.
Tërmeti në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e mijëra njerëzve, gjersa ka rrëzuar shumë shtëpi, shkolla, ndërtesa dhe objekte të tjera.
Kjo situatë ka ngritur shqetësime në mbarë botën, përfshirë yllin e futbollit Lionel Messi. Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, ylli 35-vjeçar ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro.
Me situatën e rëndë në Turqi, Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacion Leo Messi”, që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit, përcjell tvOneneës.com
Fondacioni Leo Messi është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë. Vëllai i madh i Leos, Matias Messi, organizon aktivitetet e fondacionit në partneritet me UNICEF.
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...