Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se mendon që sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është larg nga forma e tij më e mirë.
32-vjeçari ka pasur vështirësi të shumta në Real Madrid këtë sezon duke shënuar vetëm një herë pas 11 xhirove në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që Messi mendon se superylli portugez nuk do ta rishfaq asnjëherë formën e tij të vjetër.
Bartësi i fanellës me numër 10 te Barcelona planifikon të vazhdoj me shumë gola këtë edicion për të rritur shanset për të fituar çmime individuale.
Ronaldo fitoi çmimin “Lojtari i Vitit” muajin e kaluar pavarësisht fillimit të ngadaltë këtë edicion./arbresh.info/
Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga...
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë