Superylli i Barcelonës, Lionel Messi thotë se tifozët nuk duhet t’i shkaktojnë shumë presion talentit sensacional Ansu Fati.
16-vjeçari ka qenë një zbulim madhështor në La Liga te gjiganti katalunas gjatë këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur për talentin e tij, Lionel Messi tha:
“Më pëlqen shumë dhe do të përpiqem për t’i ndihmuar dhe mbështetur atë. Ai është një futbollist fantastik dhe posedon atë që duhet për të pasur sukses”
“Do të doja të prezantoja atë gradualisht ashtu siç kanë bërë me mua kur kam filluar. Duhet marrë gjërat mirë dhe me lehtësi. Pak nga pak dhe pa presion. Ne nuk duhet të harrojmë se ai është vetëm 16 vjeç”
“Ai duhet të vazhdoj të shijojë dhe që zhurma të mos ketë ndikim negativ në të sepse ai ka kualitet për tu bërë lojtari më i mirë”, përfundon 32-vjeçari./arbresh.info/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...